Ne kemi zhvilluar një miks unik të frutave të thata që përbëhet nga një seleksion i kujdesshëm i pesë përbërësve të shëndetshëm: lajthi natyrale, lajthi të bardhë, arra, boronica të kuqe ose rrush të zi dhe bajame natyrale.
Ky kombinim i veçantë ofron jo vetëm një spektër të gjerë të shijeve dhe tekstrurave, por edhe sjell përfitime të shumta shëndetësore. Me një përmbajtje të lartë në yndyrna të shëndetshme, proteinë, fibër dietike, vitamina dhe minerale, miks i frutave nga ne është ideal për të nxitur shëndetin e zemrës, fuqizimin e imunitetit dhe ndihmën në menaxhimin e peshës trupore.
Kjo zgjedhje është e shëndetshme dhe e shijshme për ata që kërkojnë një snack ndërmjet vakteve ose një burim shtesë energjie në çdo kohë të ditës, duke e bërë atë një shtojcë të përsosur në çdo dietë të ekuilibruar.