Kushtet e transportit 

1. Metodat e transportit

Ne bashkëpunojmë me shërbime të besueshme postare dhe transportuese për të siguruar dërgimin e produkteve tona në gjendje të shkëlqyer.

2. Koha e Dorëzimit

Përpjekjet bëhen për dërgesa brenda Kosovës në 1-2 ditë pune, nëse për arsye të ndryshme tejkalohet kohëzgjatja, klienti do të njoftohet.

3. Tarifat e Transportit  

Transporti është falas për të gjithë teritorin e Kosovës për porositë mbi 8 euro, për porositë nën 8 euro, kosto e transportit është 2 euro.

4. Konfirmimi dhe përcjellja e porosisë

Pas dërgimit, një njoftim për përcjelljen e porosisë do të dërgohet te klienti përmes SMS për të mundësuar përcjelljen e statusit të dërgesës.

5. Dëmtimet dhe humbjet gjatë transportit

Në rast të dëmtimit ose humbjes së produkteve gjatë transportit, ju lutemi të na kontaktoni brenda 24 orëve nga marrja e produktit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen, përfshirë zëvendësimin ose rimbursimin e produktit.

6. Adresat e gabuara ose të paplota

“E Bukura” nuk është përgjegjëse për dërgesa të vonuara ose të humbura për shkak të adresave të gabuara ose të paplota të siguruara nga klienti. Është përgjegjësi e klientit të sigurojë informacione të sakta të dërgimit.

7. Përgjegjësia për produktet pas dorëzimit

Pasi produktet janë dorëzuar dhe pranuar, përgjegjësia për ruajtjen dhe përdorimin e tyre kalon tek klienti.