Ne tek “E Bukura e Dheut” ofrojmë gjalpin më unik të bajameve (Bademit), i cili është 100% i pastër dhe i bërë vetëm nga bajamat më cilësore. E shtrydhur me kujdes ky gjalpë ofron vetëm vlerat natyrore dhe ushqyese që bajamat kanë për të ofruar. Është i përsosur për të shtuar një shije të pasur dhe të shëndetshme në çdo vakt, nga lyerjet e bukës deri te smoothiet dhe recetat e ëmbëlsirave. Gjalpi ynë shtrydhet i freskët për çdo porosi, duke garantuar freskinë dhe cilësinë që meritoni.
Si e Bëjmë
Përdorim vetëm bajame të zgjedhura dhe i bluajmë ato derisa të bëhen gjalpë, pa shtuar asnjë gjë tjetër. Kjo mënyrë e prodhimit na ndihmon të ruajmë të gjitha vlerat e mira ushqyese.
Çfarë përmban
Gjalpi jonë ka yndyrna të mira, proteina, fibra, vitamina E, magnez dhe kalium. Është shumë i mirë për zemrën, kockat dhe muskujt. Mund ta përdorni për të lyer bukën, në smoothie, ose në gatime dhe ëmbëlsira të tjera.
Pse është kaq i freskët
Pas çdo porosie që bëni, gjalpin e bajameve e bëjmë të freskët në atë çast. Kjo do të thotë që ju merrni gjalpin më të mirë dhe më të freskët.
Me këtë përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë, ne tek “E Bukura e Dheut” synojmë të ofrojmë jo vetëm një produkt të shëndetshëm, por edhe një përvojë të shijshme që reflekton pasionin tonë për ushqimin e mirë. Ftojmë të gjithë të shijojnë dhe të përjetojnë dallimin që sjell një gjalp bajameje i bërë me dashuri dhe kujdes.
Përmbajtja
Lënda Ushqyese
Sasia për 100g
Kalori
Rreth 614-720
Proteina
15-21 gramë
Yndyrna Totale
56-60 gramë
Yndyrna të Ngopura
4-5 gramë
Karbohidratet
20-22 gramë
Fibra Dietike
10-12 gramë
Vitaminat
Përmban vitamina E dhe sasi të vogla të vitaminave të grupit B
Minerale
Burim i mirë i magnezit, bakrit, fosforit dhe manganit