Gjëmb Gomari - Bio Milk Thistle 100 gr - Nature's

Çmimi i shitjes€6,00

Gjëmb gomari (Milk Thisle) është një bimë e cila përmirëson shëndetin e mëlçisë si dhe ofron një sërë përfitimesh të rëndësishme në trup. Kjo bimë organike vepron si një aleat i fuqishëm në proceset natyrale të detoksifikimit, duke ndihmuar në pastrimin dhe riparimin e mëlçisë, stimulimin e funksioneve të saj jetësore dhe mbështetjen e një tretje të shëndetshme.

Këto janë disa nga benifitet e kësaj bime:

  • Pastron mëlçinë: Gjëmb gomari ndihmon në largimin e toksinave nga mëlçia, duke e mbështetur atë të funksionojë  në menyrë sa më të mirë dhe të mbajë trupin e shëndetshëm.
  • Rikuperon qelizatë e mëlçisë: Përbërësit aktivë të kësaj bime ndihmojnë në riparimin dhe rikuperimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë, duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm të organit.
  • Nxit procesin e detoksifikimit në mënyrë natyrale: Gjëmb gomari stimulon dhe fuqizon mekanizmat natyralë të trupit për të pastruar vetën nga substancat e dëmshme, duke u ofruar një mbështetje shtesë proceseve të detoksifikimit.
  • Përmirëson tretjen: Duke vepruar si një agjent që përmirëson tretjen, gjëmb gomari ndihmon në luftimin e konstipacionit dhe promovon një sistemi tretës më të shëndetshëm.
  • Përmirëson  shëndetin e përgjithshëm: Përfitimet e gjëmb gomarit nuk përfundojnë tek mbështetja e mëlçisë dhe tretjes, ai gjithashtu kontribuonë në një shëndet të mirë të përgjithshëm, duke ndihmuar në luftimin e lodhjes, përmirësimin e metabolizmit dhe mbështetjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm.

 

Përmbajtja

Përbërësit:

  • Pluhur Gjembë Gomari  "Milk Thistle" (Silybum marianum) (100%)

(*Organike)

Ky pluhur është bërë tërësisht nga pluhuri organik i gjembit të gomarit, i njohur për vetitë e tij mbështetëse për shëndetin e mëlçisë dhe përmbajtjen e tij të pasur në antioksidantë. Gjembë gomari është përdorur tradicionalisht për të ndihmuar funksionin e mëlçisë dhe për të mbështetur detoksifikimin e trupit.