fbpx
Home Trupi Ushqimet që yjet botërorë i evitojnë

Ushqimet që yjet botërorë i evitojnë

by Autorja

Yjet botërorë kanë nutricionistët, kuzhinierët dhe trajnerët personal më të mirë në botë. Kur ata rreptësisht evitojnë një llojë të  ushqimit, sigurisht që duam të dimë arsyen pse. Ka edhe raste kur ata promovojnë ushqime jo të shëndetëshme, ngase paguhen nga reklama të ndryshme. Kuptohet të gjithë hamë ushqime jo të shëndetshme në raste të ndryshme, mirëpo shumica e të famshmëve kanë disa ushqime të ndryshme që nuk i konsumojnë asnjëherë të cilat janë:

Ushqimet e skuqura

Beyonce nuk konsumon ushqime të skuqura. Ajo nuk ha qipsa, torte, apo çdo lloj tjetër të ëmbëlsirave. Ajo preferon ushqimet djegëse. Si dhe, ajo thotë se çdo të diele e qerasë veten me ushqime që ditëve tjera nuk i konsumon, ‘’Në këso raste Picat janë ushqimi i preferuar ‘’ ka cekur ajo. 

Koktelet

Shumë të famshëm e evitojnë sheqerin në ushqimet e tyre. Kourtney Kardashian, mundohet që maksimalisht të ju largohet kokteleve. Koktelet janë të përziera me pije të pemëve, apo me pije të gazuara’’ – jo vetëm që janë të tepruara në kalori, por edhe me sheqer gjithashtu’’, ka shkruar Kortney në web-faqen e saj arsyen e mos konsumimit të koktejëve.

Ëmbëlsirat 

Kirstie Alley, për magazinën “People”, thotë se për të mbajtur peshën e trupit në shifra të duhura, ajo nuk konsumon ëmbëlsira dhe djath. Ëmbëlsirat nuk janë të shëndetshme dhe nuk kanë veti ushqyese, dhe është shumë e lehtë të teprohet konsumimi tyre, sidomos kur ato janë në formën që ju i pëlqeni. Ajo thotë gjithashtu “i pëlqej shumë ëmbëlsirat në formë të Babadimrit dhe pishave të krishtlindjeve, për këtë arsye në këtë krishtlindje nuk bleva fare të kësi lloji‘’, shoqet u befasuan, sepse zakonisht i jipja me vete atyre në çdo festë’’ kishte cekur ajo.

Mishi i derrit

Shumë artist të famshëm janë vegjetarian apo vegan. Të tjerët janë shumë selektiv se cilat lloje të mishit konsumojnë. Magazina People, thotë se Khloe Kardashian nuk ha mish derri. Kur u pyet se nëse do preferonte më shumë të shtonte 10 kg, apo të hante mish derri. Ajo tha ‘’më mirë do shtoja 10 kg, sesa të ha mish derri’’.

Ushqimet e përpunuara

Aktorja e famshme e koleksionit të filmave të Harry Potter-ave Ema Watson, thotë se preferon të mos ha ushqime të përpunuara si: qipsa, keksa të ndryshëm, qokolada etj. Ndërsa si preferencë ajo ka ushqimet me shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Ushqimin ajo preferon ta pergadisë vet në kuzhinë. /eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme