fbpx
Home Flokët Tretmani i flokëve të Beyonce’s

Tretmani i flokëve të Beyonce’s

by Autorja

                                              Tretmani i flokëve të Beyonce’s 

Të gjithë kemi nevojë për ndonjë tretman hidratues në flokë, sidomos kur i kemi të dëmtuara nga djeg’ja e flokëve apo nga ngjyrosja e tyre. Janë disa lloje të tretmaneve të cilat  janë më në trend dhe të përdorura nga artistët me famë botërore. Më poshtë kemi treguar se cili është tretmani i flokëve që përdor artistja Beyonce si dhe artistet të tjera.

Ngjyrosësja e flokëve të Beyonce’s e cila quhet Rita Hazan, ka përdorur një tretman hidratues të njëjtë tek flokët e Beyonce’s, Jenifer Lopezit dhe Mariah Carey-it.

Rita thotë që kurdoherë që ajo i ngyrosë flokët e klienteve të saja, ajo gjithmonë i udhëzon klientet të përdorin tretmanin javor për hidratim të thellë dhe me shkëlqim , që të rritë nivelin e shëndetit të flokëve dhe të qëndroj ngjyra e flokëve në formë. Tretmani gjithashtu është i lehtë të përdoret kur jemi në nguti, dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve si të drejta, dredha, flokë të thyeshme e të tjera.

Beyonce hair

Rreth këtij tretmani

Ky tretman përdoret për të përmisuar kualitetin e flokëve nga brenda dhe jashtë, duke i lënë flokët e buta dhe të hidratuara i cili ka këtë funksion. Tretmani ka 2 produkte:

Produkti 1: do i ngrijë lartë kutikulat e lëkurës që tretmani në pjesën e dytë të depërtojë thellë në flokë për një efekt maksimal. 

Produkti 2: i mbyll kutikulat e lëkurës me lëndët ushqyese mbrenda tyre. 

Ky produkt përmban Kajsi Mirabelle, fara të lules Moringa,vaj të Jojobe-s, vaj të kokosit, ujë të Orizit. Vitamiat B,C dhe E që ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe shkëlqimin e tyre. 

Është dhe një fshat në Kinë i quajtur Huangluo, i njohur si toka e ‘’Rapunzel’’ sepse mban rekordin botërorë në librin e Ginezit si ‘’fshati me flokët më të gjatë në botë’’. Ndërsa vajzat nga ai fshat trajtonin flokët me ujë të orizit në flokë (e përdornin si maskë)!

Përdorimi i këtij tretmani

Fillojmë me pastrimin e flokëve me shampon si zakonisht, pastaj marrim nga produkti Weekly Remedy 1, nga rrënja deri tek majat e flokëve, dhe i shpërlajmë menjëherë. Pastaj marrim produktin Weekly Remedy 2, nga rrënja deri tek majat e flokëve, dhe i shpërlajmë përsëri. Nuk ka nevojë ta lëmë produktin të qëndrojë në flokë sepse rezultatet janë të menjëhershme. Rita rekomandon përdorimin e kësaj maske njëherë në javë për flokë të dëmtuara, ndërsa për flokët e dëmtuara në masë më të madhe, atëherë ajo thotë që duhet të përdoret dy herë në javë./eBukura/

Burimi

                                                          

Komentet

Të Ngjajshme