fbpx
Home Trupi Si të mirëmbajmë shëndetin e pjesës intime.

Si të mirëmbajmë shëndetin e pjesës intime.

by eBukura

Çfarë duhet të dimë rreth mirëmbajtjes së shëndetshme të pjesëve intime të trupit?

Si çdo pjesë e trupit që ka nevojë për kujdesje, edhe pjesët intime kanë nevojë për kujdesje dhe përkushtim. Në ditët e sotme, produktet për pastrimin e trupit janë të mbushura me kemikate që thithen nga lëkura, dhe nëse i përdorim për pjesën intime, ato mbysin bakteriet e shëndet’shme që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të pjesës intime. Vagina e femrës, ka një rolë vetë pastrues, që me pak ndihmë në pjesët e jashtme të saj, do të ia lehtësonim punën. Për të kuptuar më mirë se për çfarë po flasim, më poshtë kemi cekur rolin e bakterieve të shëndet’shme si dhe rëndësinë e tyre.

Bakteriet e shëndet’shme të vaginës e mbrojnë atë nga hyrja e bakterieve të tjera të cilat janë të dëmshme. Ato kontribojnë në balancen e pH-së ( sa acidike vagina është ), që kontribon në balancën e shëndetit të bakterieve të shëndet’shme.

Bakteriet e shëndet’shme prodhojnë substanca që parandalojnë ndaljen e bakterieve në muret e mitrës. Disbalancimi i këtyre bakterieve, mund të qoj deri në infeksion.

Çfarë duhet të dimë rreth mirëmbajtjes së shëndet’shme të vaginës? Gjithmonë pastroheni pas palestrës sepse bakteriet formohen në ambiente të errëta, të ngrohta dhe me lagështirë. Vishni mbathje (të mbrendshme) të pambukut, ngase ai lejon shkëmbimin e ajrit, ndryshe nga ato sintetike. Si dhe së fundi produktet me aromë irritojnë lëkurën sic mund të ndodhë edhe te sqetullat nga antidjersa.

Produktet më poshte nuk kanë ngjyrosës artificial që e irritojnë lëkuren, janë jo toksike, si dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të pH-së së saj. Gjithmonë kur bleni produkte për pastrim në lëkure, në fytyrë, apo për vaginë zgjidhni gjithmonë produktet me pH balanced, siç e kemi cekur edhe në artikuj të tjerë për ruajtjen e mbrojtjes normale në funksionin e trupit.


Burimi

Komentet

Të Ngjajshme