fbpx
Home Lëkura Renditja e duhur e produkteve të fytyrës

Renditja e duhur e produkteve të fytyrës

by Autorja

Vendosja e produkteve në lëkurë në renditjen e gabuar, bën që produktet tjera të mos absorbohen në lëkurë ashtu siç duhet. Për shembull, nëse aplikojmë vaj natyral para kremës hidratuese, disa vajëra mbyllin poret disa jo. Nëse vendosim vaj të ullirit në lëkurë pastaj hidratuesin, hidratuesi nuk do absorbohej në lëkurë, për shkak të vajit që ka mbyllur poret.

Rregulli i përgjithshëm është që të vendosim produktet e lehta në fillim pastaj ato më të trasha në dendësi Pas aplikimit të produkteve, presim disa minuta deri sa të absorbohet mirë në lëkurë, pastaj vazhdojmë me produktin tjetër për shkak të mos dendjes së produkteve. Pra vendosen produktet ashtu si duken në fotogafinë më poshtë nga Huda beauty.

Hapat:

  1. Së pari vendoset pastruesi i fytyrës
  2. më pas Toneri
  3. pastaj kremi për eliminimin e njollave në fytyrë
  4. pastaj vendoset Serumi
  5. kremi syve
  6. hidratuesi
  7. vaji 
  8. dhe krejt në fund vendosim faktorin mbrojtës./eBukura/
C:\Users\Diana\Desktop\how-to-layer-skincare-1.jpg

Komentet

Të Ngjajshme