fbpx
Home Lëkura Qka është Hidratimi?

Qka është Hidratimi?

by Autorja

Trupit tonë i nevojitet ujë të mbijetojë. Çdo qelize, indi dhe organi i duhet uji për të funksionuar në mënyrë të shëndetshme. Trupi ynë përbëhet prej 60% ujë ndërsa zemra dhe truri përbëhen prej 73% ujë. Hidratimi është procesi i marrjes së ujit në masa të caktuara që janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.

Kur trupi është i hidratuar, ai ka ujë mjaftueshëm për trupin tonë, mirëpo për të mbajtur këtë balancë, duhet të pijmë ujë çdo ditë nga 1L e gjysmë apo 2 në ditë.  Kur kemi ujë të mjaftuar (2L) ne jemi të hidratuar. Mirëpo, hidratimi nuk përfshihet si term vetëm tek marrja e ujit për trupin, hidratimi i duhet dhe fytyrës ashtu sikurse edhe trupit. Hidratimi i fytyrës është kur vendosim krem-ëra të përditshme të ditës apo të natës, kur përdorim maska për fytyrë, apo kur bëjmë trajtime të fytyrës ne ordinancë të lëkurës.

Hidratimi i rregullt i lëkurës shërben për ta mbajtur lëkurën në një gjendje elastike, që ndihmon në zvogëlimin e shfaqjeve të rrudhave, e bën fytyrën me shkëlqim dhe të butë. Hidratimi apo vendosja e rregullt e krem-ërave hidratuese, shërben për ruajtjen e fytyrës, dhe duhet të perdoren gjdo ditë. 

Kur ne vendosim rregullisht krem në fytyrë, ajo do të hidratohet, njëkohësishtë edhe kur pijmë ujë të mjaftueshëm, atëherë ju konsideroheni që keni trup dhe lëkurë të hidratuar./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme