fbpx
Home Menyja Kryesore Çfarë produkte të përdorim për pastrimin e lëkurës së ndishme, të kombinuar dhe me akne

Çfarë produkte të përdorim për pastrimin e lëkurës së ndishme, të kombinuar dhe me akne

by eBukura

Shamponat apo pastruesit e fytyrës ndikojnë mjaft në mirëmbajtjen e lëkurës. Duke ditur dhe përdorur llojet e pastruesëve më të përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj, ju ndikoni pozitivisht në shëndetin e lëkurës. Më poshtë kemi cekur disa këshilla për 3 lloje të lëkurave, si dhe pastruesit të cilët janë të përshtatshëm për këto lloje të lëkurës në pjesën e fytyrës.

Lëkura e ndishme

Femrat me këtë lloj të lëkurës duhet të jenë të kujdes’shme për llojin e produkteve që vendosin në lëkurën e tyre, sepse produktet që nuk janë për këtë kategori, mund të skuqin dhe të irritojnë lëkurën. Sapuni nga” Dove sensitive beauty bar”, i cili nuk përmban aromë, gjë që personat me lëkurë të ndishme duhet ti evitojnë pastruesit e fytyrës me aromë , është i pershtatshëm për këtë lloj të lëkurës.

Lëkura e kombinuar

Partnerja e magazinës Byrdie,  Amanda Montell, thotë që ‘’çelsi i mbajtjes së lumtur të lëkurës tuaj është, të mbajmë balancën mes hidratimit të lëkurës mirëpo pa e ngarkuar me vajëra që mbyllin poret’’. Amanda gjithashtu thotë ‘’Unë pastroja fytyrën me vajëra të ndryshëm derisa kuptova që ato më mbyllin poret e fytyrës, ndërsa tani përdori pastrues të thjeshtë si : Acure sensitive facial cleanser, formula pa sulfate dhe e butë, nuk e thithë hidratimin e fytyrës time apo të lë fytyrën time me yndyrë pas ca orësh’’. Ndërsa për hidratim ajo thotë se: ’’alkoholet në përmbajtjen e hidratuesëve nuk janë të përshtatshëm për fytyrë të kombinuar’’.

Lëkura me akne

Produktet për lëkurën me akne janë më të lehtat për t’u gjetur në dyqane. Për lekurën me akne, rekomandohet të përdorni produkte anti-bakteriale ti minimizoni aknet e mëtutjeshme si: PanOxyl Acne Foaming wash, që përmban luftues të akneve me 10% benzoyl peroxide. Ndërsa hidratuesi i përshtatshëm për lëkurën me akne duhet të përmbajë labelën “non-comodogenic” – që ka kuptim se nuk i mbyll poret./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme