fbpx
Home Lëkura Përmirësoni konstruktin e fytyrës

Përmirësoni konstruktin e fytyrës

by Autorja

Është në natyrë të njeriut të dëshiroj të duket bukur. Gjithmonë kemi parë se si disa njerëz kanë qenë të bukur që nga mosha e paraadoleshences dhe ende duken bukur. E keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit e rëndesishëm (VIP) shumica prej tyre duken bukur, nuk po flasim për grimin, por për strukturat e fytyrës. A kanë diçka të përbashkët mes tyre që nuk e tregojnë apo çfarë? 

Dr. Mike Mew i cili është ligjërues në shkollën e Londrës për Ortotropinë faciale është nder të paktët që zbulon sekretin!

Ju ndoshta kurrë nuk mendoni për gjuhën tuaj, nuk po flasim për gjuhën e të folurit, por për gjuhën si organ brenda gojës tuaj. Sado e çuditshme që duket, pikërisht sekreti qëndron tek vendosja e gjuhes.

Dr. Mike Mew ka specializuar pikërisht për këtë lëmi dhe thotë që:

“Kur ne marrim frymë  përmes hundës, ne e vendosim gjuhën ne pjesën e lartë të qiellzes, pra kjo është pozita e duhur e gjuhës”

Ka shumë individ që nuk e vendosin gjuhën në pjesën lartë ne qiellzë, për shkak të sinusit, mbylljes së kanaleve të hundës apo nga ndryshimi i të të ushqyerit nga ajo me gji në atë me ushqime solide, ky ndryshim shkakton tek disa shprehin e të mbajturit të gjuhës poshtë.

Pas ndërprerjes së gjirit, disa fëmijë fatmirësisht nga ai moment, e vendosin gjuhën në qiellzë lart, dhe ashtu e mbajnë tërë jetën. Ndërkaq, një pozicionim i till i gjuhës determinon një strukturim atraktiv të fytyrës.

Mirëpo pjesa tjetër e individëve që nuk e vendosin gjuhën lartë në qiellzë, tani e tutje duhet ta ndryshojnë pozitën e gjuhës. Kur mbajmë gjuhën poshtë, graviteti tërheq fytyrën poshtë, duke rezultuar me nofull të butë, dhjamë poshtë nofullës, si dhe një konstrukt të fytyrës pa mollëza të theksuara.

Kur gjuha vendoset në qiellzë, gjuha e mban të gjithë fytyrën në vend, nuk e lejon gravitetin ta tërheqë poshtë, poashtu me shtytjen e saj lartë, me kalimin e kohës mollëzat e fytyrës dalin në pah dhe nofulla definohet. 

Ekspertët thonë se, fytyra e njeriut nuk duhet të rritet në mënyrë horizontale por vertikale, njëkohësisht fytyrat që konsiderohen tërheqëse janë ato që janë zhvilluar në drejtim vertikal, një gjë që fal punës së këtyre ekspertëve, tani ka shpresë për të gjithë ata që duan të përmisojnë pamjen e tyre.

Për të gjithë ata individ  që janë në moshë madhore, mos ti humbin shpresat, ka ende kohë për një strukturim të till sepse kafka ende ka mundësi të përmirësohet.

Ndërkaq, për të gjithë prindërit teksa po e lexojnë këtë këshillë, pyesni fëmijet tuaj, dhe sigurohuni që gjuha e tyre pushon në qiellzë dhe jo poshtë saj. 

Nëse shihni dikë qe nuk ka strukturë të definuar të fytyrës, mollza të padefinuara apo gushe të varur, ndajeni sekretin me ta, nuk është vonë për një ndryshim të till, kush nuk dëshiron të duket bukur!?

Në fund pyesni anëtarët në familje shoqëri apo kolegë, që kanë mollëza të definuara, se ku i pushon gjuha, do të bindeni vetë. /eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme