fbpx
Home Menyja Kryesore Pastruesit e fytyrës për lëkurë të thatë dhe të yndyrëshme

Pastruesit e fytyrës për lëkurë të thatë dhe të yndyrëshme

by eBukura

Shamponat apo pastruesit e fytyrës ndikojnë mjaft në mirëmbajtjen e lëkurës. Duke ditur dhe përdorur llojet e pastruesëve më të përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj, ju ndikoni pozitivisht në shëndetin e lëkurës. Më poshtë kemi cekur disa këshilla për 2 lloje të lëkurave, si dhe pastruesit të cilët janë të përshtatshëm për këto 2 lloje të lëkurës në pjesën e fytyrës.

Lëkura e Thatë

Nëse keni lëkurë të thatë Dr. Rachel Nazarian, dermatologe në New York, thotë që pastruesi ‘’Cetaphil’s Gentle Skin Cleanser‘’, largon papastertitë e fytyrës pa e dëmtuar hidratimin natyral të lëkurës, si dhe gërryerjet (exfoliator) nuk janë të përshtatshme për këtë lloj të lëkurës rekomandon ajo.

Lëkura e yndyrëshme

Është e rëndësishme të përdorim pastrues pa sulfate në përmbajtje, editorja e magazinës së bukurisë Byrdie, thotë se ‘’prej që jam bërë editore e bukurisë dhe prej që kam filluar të di më shumë rreth produkteve të bukurisë, nuk lë asgjë me përmbajtje sulfate të vendos në fytyrë – ato janë shumë të ashpëra dhe të thata për lëkurën, dhe lëkura ime e yndyrshme do të reagojë negativisht, dhe do bëhej edhe më e yndyrshme gjatë pasdites’’.

Një lloj si “Mint Cleansing Gel” nuk përmban sulfate dhe është i butë për lëkurë, shton ajo. Ka shumë produkte të ndryshme që nuk përmbajnë sulfate, që janë ideale për lëkurën tonë, pra mos t’i neglizhojmë përmbajtjen sepse duhet të dimë se çfarë funksionon për lëkurën tonë dhe çfarë jo./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme