fbpx
Home Lëkura Këshilla për përkujdesjen e lëkurës

Këshilla për përkujdesjen e lëkurës

by Autorja

Shumë produkte nga shtëpia kanë efekt të kënaqshëm kur jemi në munges të produkteve të gatshme të blera. Ndonjëherë kemi nevojë edhe këshilla shtesë për kujdesje të lëkurës nga profesionistët në këtë fushë. Christie Kidd, është dermatologe e të famshmëve e cila ka renditur truke nga shtëpia apo edhe nga produkte të ndryshme që kanë një efekt të kenaqshëm me përdorim në raste të caktuara.

Christie thotë: Në verë dhe dimër buzët thahen. Një truk që përmirëson pamjen e buzëve me efekt të menjehershëm, është nëse marrim, një furqë të dhëmbëve për bebe, dhe e lyejmë me vaj organik të kokosit, pastaj në formë rrethore të butë i ferkojmë buzët. Më pas, i pastrojmë me ujë të vakët dhe i thajmë, duke i prekur buzët dhe duke e larguar peshqirin (jo duke  gërvishur, pasiqë gërvishja e lëkurës e dëmton atë) mirëpo duke e shtypur dhe duke e larguar peshqirin.

Për djeg’je nga dielli ajo thotë: Shpresojmë që i kushtoni rëndësi mbrojtjes nga dielli me krema mbrojtës, mirëpo në raste kur nuk kemi qasje në krem mbrojtës, atëherë për të zbutur djeg’jen, marrim gjel të Aloe verës të vendosur paraprakisht në frigorifer për ftohje dhe e lyejmë trupin në pjesët e demtuara. Aloe vera ka veti shëruese dhe ushqyese. Lëkura do fillojë të marrë jetë pas pastrimit nga Aloe vera.

Christie, rekomandon që pasi që kemi vendosur zbutës në flokë gjatë dushit, të sigurohemi që kemi larguar mbetje të zbutësit nga lëkura në trup, pasiqë kemikatet nuk duhet të thithen nga trupi.

Vendosni hidratuesin e syve në frigorifer. Temperatura e ftohtë e kremit apo e maskës, do t’I freskojë sytë, dhe largon pamjen e lodhsh’me të syvë.

Këtë trukë e dimë pothuajse të gjithë shqiptarët nga nënat tona: Për lëkurë tejmase të djegur nga dielli, marrim Kos organik për ta lyer trupin, apo fytyrën. Sigurisht të ftohur nga frigoriferi për të larguar edhe temperaturën e trupit.

Për rezultate të duhura, rregulla është që të vendosim serumet apo hidratuesit në fytyre nga: Hidratuesit më të hollë, tek ata më të trashë – nga ata qe kanë bazë ujin, tek ata që kanë bazë përmbajtjen yndyrore. Yndyra funksionon si barrierë mes ujit, dhe çdo produkt me bazë uji, e pengon depërtimin e saj në lëkurë nga produkti yndyrorë i mëparshëm.

Në fund, për të larguar pamjen e enjtur nga nata e lodh’shme e natës së kaluar, mbani copa të akullit në frigorifer, dhe jepjani një prekje të lehtë fytyrës me akull në mëngjes. E enjtura e fytyrës zhduket si dhe akulli e freskon dhe e zgjon fytyrën./Ebukura/

Komentet

Të Ngjajshme