fbpx
Home Lëkura Disa këshilla bukurie për kujdesjen e trupit

Disa këshilla bukurie për kujdesjen e trupit

by Autorja

-Kur duhet ti përdorim hidratuesit për trup? Gjithmonë vendosim hidratuesin kur jemi ende në lagështi pas tushit. Kjo bën që hidratuesi të përthithet më mirë, ndërsa kur vendosim hidratuesin në lëkurë të thatë, merrë gjysmë më shumë kohë të thithet nga lëkura sesa kur jemi ende të lagësht nga tushi.

-Për make up të trupit (i cili është duke u përdorur shumë kohëve të fundit), marrim sherkun dhe e përziejmë me kremë të trupit. Ndërkaq nëse duam ti japim efekt bronzë apo më të mbyllur, atëherë përdorim dy numra të sherkut më të mbyllur sesa ngjyra aktuale e jona.

-Kur vendosim krem në duar apo në këmbë, mbështjellim duart me qorape për 20-30 minuta. Hidratuesi do nxehet si rezultat do  depërtojë më lehtë në shtresat më të thella të lëkurës. 

-Ndërsa, kur vendosim zbutës në flokë, sigurohemi që të pastrojmë trupin mirë nga mbetjet e zbutësit, pasi që kemikalet nuk janë të mirëseardhura të thithen nga lëkura.

-Kur vendosim krem mbrojtës kundër diellit, sigurohemi që të vendosim edhe në pjesën e gjoksit para, si dhe në shtresat e epërme të duarve. Ngase këto pjesë zakonisht gjithmonë neglizhohen, ndërsa neglizhimi i tyre nuk i bën mirë pamjes së tyre në vitet e ardh’shme. Në një video të saj në chanelin e youtube-s Kylie jenner, i jep komplimente motrës së saj Khloe Kardashian, duke i thënë se ka duar shumë të bukura, nderkaq ajo ja kthen duke thënë se, kujdesem ndaj tyre gjithmonë me krem mbrojtës, pasiqë kur vozitim në veturë, rrezet e diellit janë më të forta nga xhami veturës. Kjo ngase, nga ekspozimi i duarve tek timoni, janë direkt në kontakt me diell në periudha të shpeshta dhe të gjata kohore.

-Si dhe së fundi, si zgjidhje për një krem rroje natyrale, përdorim Vajin e Kokosit, i cili lë lëkurën e butë dhe të hidratuar pas procesit të rrojës./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme