fbpx
Home Lëkura Gabimet që i bëjmë ndaj pastrimit të lëkurës

Gabimet që i bëjmë ndaj pastrimit të lëkurës

by Autorja

Pastrimi i fytyrës në mënyrën e duhur, ndikon në ruajtjen e lëkures dhe pamjen e saj. Lëkura e fytyrës duhet të pastrohet rregullisht, ngase nga pastrimi saj, ne largojmë yndyrnat e tepërta nga fytyra, pluhurin dhe papastërtitë tjera të akumuluara gjatë ditës. 

Më poshtë kemi cekur faktorët që duhet t’i dimë për pastrimin e fytyrës në mënyrën e duhur.

Zgjedh produktin e duhur për pastrim të fytyrës! 

Pastruesi jo i përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj, e dëmton balancën e pH-së dhe nuk kontribon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Para se të fillojmë me pastrimin e fytyrës, duhet të sigurohemi të pastrojmë duart pastaj të vazhdojmë me shamponin e fytyrës, ndërsa shamponi i fytyrës nuk duhet të vendoset pa qenë lëkura e lagur. Disa gabime që besoj të gjithë i kemi praktikuar ndonjëherë gjatë jetës sonë, apo ndoshta i praktikojmë ende, i kemi cekur më poshtë se si duhet evituar gjatë pastrimit të fytyrës apo grimit.

 Uji i nxehtë në dush, dëmton lëkurën. Uji i nxehtë e thanë lëkuren më shumë se që duhet, dhe  largon yndyrnat natyrale të fytyrës. Uji i nxehtë rezulton në skuqje të lëkurës, në prodhim të tepërt të yndyrës si dhe në devijim të balancës së pH-së. Si rezultat evitoni hedhjen direkte të ujit të nxehtë në fytyrë gjat dushit.

Gabimi tjeter është se nuk duhet të largoni make up-in vetëm me palloma të lagura, pasi që ato nuk e largojnë të gjithë grimin, përkundrazi i shtyejn mbetjet e grimit në shtresa më të thella të lëkurës. Mirëpo, duhet të përdorim pastrues të posaçëm për heqjen e grimit nga fytyra.

Fshirja e fytyrës pas dushit me pershqirin e njëjtë, nëse keni bërë këtë veprim qoftë vetëm një herë, atëherë nuk duhet praktikuar më, për shkak se, mikrobe të ndryshme janë në trup dhe të ndryshme janë në fytyrë. Fshirja e fytyrës me peshqir të trupit pasi të dalim nga dushi, bën që të transmetojë mikrobet e trupit tek fytyra, gjë që nuk është e nevojshme, për këtë arsye duhet të përdorim peshqir të pastër të fytyrës dhe të trupit tjeter.

Pastrimi i tepërt i fytyrës. Idealisht fytyrën duhet ta pastrojmë dy herë në ditë, në mëngjes dhe para gjumit, apo edhe kur jemi të djersitur nga temperaturat e larta kuptohet. Mirëpo, ‘’Pastrimi i lëkurës për më shumë se 2 herë në ditë nuk është i nevojshëm, vetëm nëse kemi infektime në lëkurë’’ thotë Dr.Garden. Pra nëse nuk keni pasur grim, apo djersë nga ushtrimet apo krem mbrojtës të diellit, qëndroni me rutinën e pastrimit të fytyrës për 2 herë në ditë.

Pastrimi fytyrës pas maskave. Shumica e maskave kërkohen që të aplikohen në fytyrë të pastër, pra duhet të pastrojmë fytyrën pastaj të vendosim maskën. Mirëpo, pastrimi fytyrës pas maskave është lëvizje e gabueshme, pasiqë Ellen Marmur, e cila është dermatologe në New York, thotë se ‘’Maskat janë në gjendje të vendosin përbërje ushqyese për fytyrën deri në 300 % më shumë sesa serumet, pra duhet ta lëmë fytyrën t’i shijojë këta përbërës pas heqjes së maskës’’ 

Jo hidratimi fytyrës pas pastrimit të saj, kohën kur vendosim produktet e hidratimit në fytyrë është shumë e rëndësishme. Në fakt, ekspertët thonë që hidratimi duhet të vendoset në lëkurë menjëherë pas pastrimit të saj. ‘’Nëse pret disa minuta dhe pastaj e vendos kremin, qelizat e sipërfaqes dehidrohen dhe është më  vështirë të hidratohen’’ thotë Dr.Marmur. Ai më tutje thotë “Nëse kremi nuk ka SPF (përbërje mbrojtëse kundër rrezeve të diellit), atëherë vendosim kremin mbrojtës mbi kremin hidratues së pari, ngase kremi mbrojtës do mbroj të gjithë punën e vështirë që keni bërë deri tani për ta ruajtur fytyrën’’ thotë Dr.Garden./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme