fbpx
Home Flokët Flokët e thata

Flokët e thata

by Autorja

Janё shumё arsye prapa flokёve tё thata. Flokёt e thata nuk kanё shkёlqim nё pamje krahas flokёve tё buta dhe tё hidratuara. Zakonisht, nё ndryshim tё cilёsisё sё flokёve nga tё hidratuara nё tё thata, pёrfshihet kёtu edhe niveli i kujdesit tonё ndaj tyre dhe trajtimi nё raport me to. Disa nga arsyet e ndryshimit tё cilёsisё sё flokёve tё buta dhe me shkёlqim –nё tё thata, janё: 

  • Pastrimi i shpeshtё i tyre
  • Ngjyrosja e shpeshtё 
  • Pёrdorimi I produkteve pёr rregullimin e tyre, si: figaro, drejtuesja, sprej tё ndryshёm pёr flokё
  • Ekspozimi i tepёrt nё diell
  • Mungesa e vitaminave
  • Kontakti me ujё me klor
  • Apo mund tё jetё edhe ndonjё arsye gjenetike.

Flokёt e thata nuk absorbojnё dhe nuk e mbajnё lagёshtinё e tyre nё flokё aq sa duhet. Pёr kёtё arsye, ato duken tё dobёta dhe tё dёmtuara. Pёrdorimi i shpeshtё i drejtueseve, figarove, ngjyrosja e tepёrt e flokёve etj, ndryshon dukshёm ‘materialin’ e flokёve. Ato bёhen mё tё holla, mё tё dobёta, derisa disave edhe fillojnё tё kёputёn nga dёmtimi I tyre, gjё qё duhet t’I evitojmё kёto lёvizje ekstreme qё dёmtojnё flokёt tonё, nёse dёshirojmё flokё tё shёndetshёm dhe me volum natyrisht. 

Rezultatet janё tё garantuara nёse I bёjmё kёto tretmane pёr flokё sё paku njёherё nё javё.

Pёrdorimi i vajёrave tё nxehtё

Vaji I kokosit dhe i ullirit kanё shumё pёrdorime. Ato mund ti pёrdorimin nё kuzhinё, pёr pastrim tё make up-it qё kemi cekur nё artikullin e kaluar, apo edhe pёr ti ushqyer flokёt si maska hidratuese. Nёse vendosni vaj kokosi apo ulliri nё rrёnjё dhe nё maje tё flokёve, 2 orё e mё shumё, para pastrimit tё tyre, dallimi do tё jetё shumё I dukshёm. Kjo maskё pёrdoret dhe ka efekte pёr rritje tё flokёve, pёr ato vajza qё kanё problem me gjatёsi tё flokёve dhe qё nuk iu rriten flokёt pa marrё parasysh sa vite kalojnё. 

Udhёzime si duhet tё pёrdoren vaji I kokosit apo vaji i ullirit:

Marrim vaj kokosin apo vaj ullirin (cilin do qe posedoni), e ngrohim, mirёpo jo nё nxehtёsi maksimale, por nё temperaturё tё ulёt, pastaj i lyejmё flokёt me to.

KUJDES: Nёse vendos vaj gjatё gjumit, atёherё nuk duhet ta vendosni nё rrёnjё, por vetёm nё maja tё saj. Mё pas i lidh nё maje tё kokёs pёr shkak qё nuk mund tё fleni nёse i lidhni flokёt poshtё qafёs. Nё mёngjes i pastrojmё me shampon tё zakonshёm, por, do ju duhet tё vendosni 3 herё shampon (varet nga densiteti I vajit nё flokё), deri sa tё largohet i tёri. Mirёpo, nёse vendosim vaj gjatё ditёs dhe i mbajmё 2/3 orё, atёherё mund tё vendosni edhe nё rrёnjё, pa problem. 

Pёr rezultate afatgjate, ky tretman duhet tё pёrdoret 1 herё nё javё cdo javё. Pёr shkak tё dёmtimit tё madhё tё flokёve, atёherё kёto tretmane duhet tё pёrdoren disa herё, deri sa tё vёreni se flokёt po fillojnё tё marrin pak jetё.

Laktik acidi nga jogurti, largon papastёrtitё nga floku dhe yndyra e qumёshtit i hidraton ato, thotё autorja e librit gatimi i kozmetikёs. Pёr pёrdorim merr ½ nga njё enё sheqerit, vendosim jogurtin nё flokё dhe e lёmё pёr 20 minuta. Pastrojmё me ujё tё vokёt, pastaj me tё ftohtё, pastaj i pastrojmё sikur zakonisht. Kёtё trajtim mund ta pёrdorni pёr cdo javё. 

Thatёsinё e rrёnjёs sё flokut nё dimёr, mund ta zbusim me lёng limoni dhe vaj ulliri. Acidi qё pёrmban limoni, largon lёkurёn e vdekur tё thatё dhe tё irrituar nga rrёnja, ndёrsa vaji i ullirit e hidraton pjesёn e re tё lёkurёs pas largimit tё lёkurёs sё vdekur nga limoni. Pёr pёrdorim marrim: 2 lugё tё gjellёs lёng limoni, 2 lugё tё gjellёs vaj ulliri dhe 2 lugё tё gjellёs ujё, dhe i bёjmё masazh rrёnjёs sё flokut. I mbajmё ashtu pёr 20 minuta, pastaj i shpёrlajmё me shampon dhe ujё. Kёtё trajtim mund ta pёrdoni pёr cdo dy javё.

Tё gjitha kёto tretmane me avokado, uthull, vajёra tё ndryshёm organik, natyrisht dhe shumё tretmane tjera, mund ti kombinoni sё bashku, tё gjitha janё natyrale dhe tё gjitha kontribuojnё nё shёndetin e flokёve. E quditshme, mirёpo po e provuat mё shumё se njёherё, do vёreni edhe vet se si ju transformohen flokёt me kalimin e kohёs. Ёshtё shumё e lehtё ti dёmtojmё ato, mirёpo, ti riparojmё nuk ёshtё edhe aq e lehtё, pёr kёtё arsye duhet tё ju kushtojmё më shumë rёndёsi shёndetit tё flokёve./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme