fbpx
Home Trupi Edukim dhe përgatitje psiqike para se t’ia fillojmë palestrës për herë të parë.

Edukim dhe përgatitje psiqike para se t’ia fillojmë palestrës për herë të parë.

by Autorja

                

Kur mendojmë të fillojmë palestrën, nëse nuk kemi ushtruar ndonjëherë më parë, mendojmë të fillojmë, të shkojmë në palestër dhe kaq. Janë disa gjëra që duhet ti dimë, apo do dëshironim që dikush të na i mësonte para se të fillojmë ushtrimet. Nëse jeni nga ata njerëz që vetëm se jeni të edukuar rreth palestrës, atëherë ju dëshirojmë rezultate të kënaqshme. Mirëpo, për ata që duan të dinë më shumë rreth vështirësive në fillim të palestrës, dhe çasjen e duhur rreth ushtrimeve, atëherë vazhdoni të lexoni më poshtë.

Ushtrimet ‘kardio’ (ushtrimet pa pesha, si vrapimi kërcimi me litar etj.),  ju ndihmojnë të humbni peshë. Duhet të kuptojmë se rezultatet masive nuk arrihen vetëm me kardio (ushtrime pa pesha). Ushtrimet me pesha kanë shumë rëndësi njëashtu. Plani i duhur për të humbur peshë dhe për të qëndruar fit, është nëse i kombinojmë ushtrimet si kardio ashtu dhe peshat së bashku. Kardio duhet të vie në fund të ushtrimeve me peshë, rreth 20 deri 30 minutat e fundit, apo edhe në fillim të ushtrimeve për nxemje të muskujve.

Në mënyrë që muskujt të na bëhen të fortë, ata duhet të sfidohen me më shumë fuqi sesa që i kemi mësuar muskujt më herët. Ne duhet ta ndjejmë djeg’jen e muskujve vetëm nëse i zgjedhim peshat e duhura për llojin e muskulit, për ndryshe vetëm se e zvogëloni procesin duke mos i ushtruar muskujt ashtu siç duhet. Ky pra është informacioni I parë që duhet të dini para se të filloni ushtrimet, së fundi, të gjithë fillojmë ushtrimet për të përmisuar shëndetin trupor apo jo? Pra filloni ushtrimet me teknikat e duhura që të mos humbisni kohë në shfaqje të rezultateve.

Dhimbja e muskujve -kemi ushtruar mirë?

Dhimbjen që e ndjejmë 24 deri 48 orët e fundit, pas një ushtrimi të rëndë apo që quhet ndryshe ndezja e muskujve, experti i fitnesit dhe nutricionist Harley Pasternak, thotë se ‘’Idea e ushtrimeve me rezistencë apo me peshë, është se, ju po i shkatërroni apo rrënoni  muskujt e tashmë dhe po krijoni nje mikro traum në muskuj’’ ‘’Kur muskuli ripërtërihet, në herën tjetër do jetë më i fortë dhe më i ngjeshur ‘’ thotë Pasternak. Pra, me ndezje të muskujve kuptojmë që herën tjetër ata do të jenë më të fortë si rezultat – kemi ushtruar mirë.  

Ushqimi i duhur

Ngrënja e ushqimeve të shpejta apo fast foods-ave, është një gabim i madhë nëse mendojmë të humbim peshë. Plani ushqimor është një ndër faktorët kryesorë gjatë procesit të transformimit. Nuk duhet të mbani dietë, nuk duhet të rrini kohë të gjatë pa ushqim, mirëpo ushqimi duhet të zëvendësohet me proteina, fibra, zarzavate dhe perime. Kurdo që ndjehemi të uritur, nëse konsumojmë ushqime të shëndetshme me sasi të duhur jo të tepruar, atëherë rezultatet do jenë pozitive. Ndërsa nëse konsumojmë ushqime të shpejta, atëherë ne do shtojmë peshe pa marrë parasyshë që ushtrojmë në palestër. 

Arsyeja prapa ushtrimeve

Arsyeja prapa ushtrimeve, është më e rëndesishme se të gjitha komponentët tjerë. A do doni të dinit se, para se të filloni ushtrimet, arsyeja kryesore që ju mban në rrugëtim të transformimit është pikërisht arsyeja që keni vendosur të ushtroni në rend të parë. Nuk është lehtë të gjejmë motivin gjatë një dite të ngarkuar, para apo pas punës të shkojmë në ushtrime, ngase lodhja e punës nuk na jep motiv që të ushtrojmë. E tëra mbetet tek arsyeja, se pse keni filluar transformimin në rend të parë, për shëndet, për më shumë energji, për t’u dukur në formë apo thjesht për ndonjë arsye tjetër. Sepse fillimi i palestrës është shumë i lehtë, por mbajtja e ritmit të vazhdueshëm në palestër nuk është e lehtë. Mirëpo na duhet të mendojmë se pse kemi filluar palestrën në rend të parë, dhe cila ishte ajo arsyeja që ju duhet patjetër të arrini atë që ja keni vendosur vetës. 

Mos u nisni me mendimin që të humbësh apo fitosh peshë për një kohë të shkurtër.

Shumë njerëz ushtrojnë me mendimin që të humbin peshë për një kohë të shkurtër apo edhe të shtojnë peshë për një kohë të shkurtër, apo duan të shohin rezultate bindëse brenda 2-3 javësh. Disa individë synimin e kanë shkurtëpamës. Ndërroni perspektivën në raport me shëndetin dhe ta shikojmë shëndetin me një sy tjetër.

“Qëllimi im, nuk është të humbi 5 apo 10  kilogram në dy muajt e ardhshëm. Qëllimi është që të jem e shëndetshme gjithë jetën”.

“Qëllimi nuk është që të bëj ushtrime më shumë se të gjithë të tjerët në palestër. Qëllimi është që të mos e humb asnjë ditë pa shkuar në palestër, edhe nëse ushtroj pak”.

“Qëllimi nuk është që të sakrifikosh gjithçka të jesh I fuqishëm muajin tjetër. Çëllimi është që të jesh më i fuqishëm, më në formë vitin tjetër, dhe me më shumë aftësi”.

Një ndër arsyet që shumica e njerëzve fillojnë ushtrimet dhe i lënë është pikërisht shkurtëpamësia. Jo rastësisht, çdo janar në fillim të çdo viti, palestrat janë të mbushura përplot, për shkak të ‘’New year resolutions’’ (Planet pas vitit të ri), ndërsa më pas ulet numri tyre?

Kjo ndodh për shkak se kur fillojmë ushtrimet pas një pauze të madhe pa palestër pa marrë parasysh me intensitet të madhë apo të vogël të ushtrimeve, trupi ynë do ketë djeg’je të muskujve. Nga dieg’ja e muskujve nuk ndjehemi mirë, si rezultat disa vazhdojnë dhe disa e ndërprejnë procesin. Ata që e ndërprejnë procesin, pas një kohe kur mendojnë të fillojnë ushtrimet përsëri, në ndërdijen e tyre është mbjellë dhimbja e përjetuar nga hera e parë. Si pasojë, ju duket më e vështirë nisja nga fillimi. Me ç’rast e lënë ate inciativë dhe e kanë të vështirë të fillojnë përsëri. Ndërsa ata gjejnë arsye të shumta si: nuk kam kohë, palestrën e kam shumë larg etj. 

Mirëpo, nëse fillojmë ushtrimet me intensitet të ngadalshëm, 1 ditë ushtrime qoftë edhe nëse ushtrojmë 10 minuta pastaj 1 ditë pushim. Pastaj kur kemi djeg’je të muskujve pushojmë 2 ditë pastaj ushtrojmë. Kështu, kur ju i jipni pushim të mjaftueshëm trupit, që të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për ushtrimin tjetër, do vëmë re se trupi ynë ka filluar të përshtatet me këtë ndryshim (me ushtrimet) herën tjetër do kemi më shumë qëndrueshmëri dhe do jemi më të fortë ndaj ushtrimeve. Njëkohësisht, do vërejmë se jemi më energjik në punët e përditshme jo më larg se pas 4 ditëve në palestër.

Prandaj, ju rekomandojmë qe rrugëtimin e një jete të shëndetshme ta marrim më intervale të buta, pastaj me kalimin e kohës, të rrisim intensitetin. Kujtojmë se kur heqim dorë nga palestra me këtë rast, dështimi është i sigurtë, por vazhdimi i palestrës edhe nëse ushtrojmë me intensitet të vogël, në periudha të gjata kohore, rezultatet nuk mund t’i shohim brenda 2-3 javësh, mirëpo eventualisht ato do na shfaqen sigurisht. Deri atëherë, mos hiqni dorë./eBukura/ 

Komentet

Të Ngjajshme