fbpx
Home Vetëzhvillim Cikli Menstrual

Cikli Menstrual

by Autorja

Si funksionon cikli menstrual? Cikli menstrual është pjesë e jetës së çdo femre nga mosha e pubertetit e deri në menopauzë. Ai fillon tek vajzat nga mosha 10 vjeçare e më lartë, mirëpo mesatarja është 12 vjeç. Koha mesatare kur përfundon cikli menstrual (menopauza- ndalja e ciklit) është prej moshës 50-55. Nga mosha 12 deri 52, një femër do të ketë rreth 480 cikël-a menstrual ose më pak nëse ka pasur lindje. Cikli menstrual dallon nga një femër në tjetrën, mirëpo periudha mesatare nga cikli paraprak është 28 ditë. Cikli më i hershëm apo më i vonshëm se kaq është prej 21 deri 40 ditë, dhe janë krejtësisht normal. Llogaritja e shpeshtësisë së ciklit, bëhet duke llogaritur ditën e parë të ciklit deri tek dita e parë e ciklit tjetër. Ndërsa ndryshimet që ndodhin në trup gjatë çdo cikli, i kemi përmendur më poshtë. Mirëpo, fillimisht i emërtojmë organet trupore kryesore që mundësojnë ciklin menstrual, dhe funksionin që ato kanë:

Vezoret- kemi gjithsej 2 vezore dhe aty janë të vendosura të gjitha vezët e një femre

Mitra- në mitër fertilizohet veza dhe zhvillohet beba

Tubet uterine: është rruga që kalon prej vezoreve tek mitra për t’u fekonduar

Cikli menstrual funksionon përmes hormoneve. Në çdo cikël, rritet niveli i estrogjenit, i cili pasi të arrijë në kulminacion, lirohet veza  apo siç ndryshe njihet “ovulimi”. Gjatë kësaj kohe, një ashtu fillon të trashet muri i mitrës.

Në pjesën e dytë të ciklit, hormoni progresteron fillon të ngritet, i cili e ndihmon mitrën të bëhet gati për fekondim si dhe zhvillimin e embrionit.

Ndërkaq kur veza udhëton prëj tubeve uterine në kohën e ovulimit tek mitra (lirimi vezës), dhe kur shtatzania nuk ndodhë, atëherë veza shkatërrohet dhe me këtë rast fillon cikli menstrual, si dhe niveli i estrogjenit dhe progresteronit bie njëkohësisht. Ndërkaq, periudha prej lirimit të vezës deri tek fillimi i ciklit është rreth 10 deri 16 ditë. 

Kur jemi më Fertile?

Një femër është më fertile gjatë kohës së ovulimit (për ato femra që duan të shtojnë gjasat për të mbetur shtatzënë). Është e vështirë të kuptojmë saktë se kur ndodh ovulimi, por tek shumica e femrave,  ndodhë rreth ditës së 10 dhe 16 para se të ndodhë cikli, pra, veza është e vendosur në mitër dhe pret spermën per t’u fekonduar.

Fazat e ciklit menstrual.

Faza folikulare fillon nga dita e parë e ciklit dhe përfundon tek ovulimi.

Faza ovulare fillon mesatarisht prej ditës 10 dhe 16 para se të ndodhë cikli.

 Pas ovulimit vie faza Luteale apo faza përfundimtare.

 Në fazën përfundimtare estrogjeni zbres në pikën më të ulët pasi të fillon cikli, atëherë, truri dërgon sinjalet nga hipotalamusi ( i vendosur në tru afër gjëndrrave pitiutare ), për të filluar prodhimin e hormoneve përsëri nga fillimi, dhe përsëri zhvillohet procedura e njëjtë deri tek cikli i ardh’shëm.

 Prodhimi i hormoneve fillon prej ditës së 3 të ciklit e deri tek dita e fundit para se të fillon cikli. Ndërsa kur fillon cikli në diten e parë, trupi nuk prodhon hormone seksuale për 2 ditë, ndërsa në ditën e 3-të fillon prodhimin  e hormoneve nga fillimi, dhe kështu vazhdon të funksionojë deri tek cikli tjetër./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme