fbpx
Home Menyja Kryesore Çfarë të bëjmë kur na bien flokët

Çfarë të bëjmë kur na bien flokët

by eBukura

Rënia e flokëve është pjesë e përditëshme e jona dhe është normale të kemi humbje të flokëve 50 deri 100 fije çdo ditë. Mirpo kur kemi rënie të flokëve me sasi të madhe është normale të jemi të shqetësuara sidomos për gjininë femërore. Doktoreshë dhe eksperte e flokëve Dr. Hadman për “Huda Beauty” tregon se ” Nëse flokët bien mirpo nuk kemi të bëjmë me ndonjë sëmundje, atëherë duhet të merrni vitamina për flokë”. Do ju duhet të pritni deri në 90 ditë për të vërejtur rezultate pozitive, pasi që cikli natyral i flokëve zgjatë kaq.” ”Duhet të respektojmë periudhën kohore që flokët marrin për tu riparuar, në fakt zgjat deri në 6 javë humbje e flokëve deri sa të vëreni ndonjë ndryshim pozitiv” thotë Dr. Hadman.

Ajo sygjeronë se ” Nëse flokët vazhdojnë rënien me sasi të madhe, do ishte mirë të bëhen analizat e gjakut. Posaçërishtë analizat e hekurit, rruzat e bardha & të kuqe të gjakut, zinkun, vitaminën B12, acidin folik, gjëndrën tiroide si dhe ndryshimet hormonale” thotë ajo. Ju kujtojmë se shpesh kur kemi ndonjë problem të brendshëm, trupi ynë e manifeston nga jashtë, prandaj nuk duhen neglizhuar të dhënat që ja jep lëkura apo flokët./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme