fbpx
Home Trupi Arsyet pse nuk po humbni peshë

Arsyet pse nuk po humbni peshë

by eBukura

Pesha e tepërt është një brengë që përfshinë pothuajse të gjitha moshat që kanë këtë problem. Mbipesha ndikon në shëndetin mental dhe atë fizik. Kur flasim për humbjen e peshës, shumë njerëz kanë provuar dieta të ndryshme, në periudha të ndryshme gjatë jetës së tyre shpesh pa rezultat. Humbja e peshës është e mundur, me qasjen e duhur dhe disiplinë edhe nëse ato janë të vështira. Më poshtë i kemi cekur disa faktorë që i praktikojmë në jetën e përditshme që kontribojnë në mbipeshë.

Dietat nuk funksionojnë!

Dietat funksionojnë në kohë të shkurtër, mirëpo 95% të njerëzve që humbin peshë me dietë, pesha ju rikthehet përsëri brenda 1-5 vite. Studimet tregojnë se nga viti paraprak e deri në 15 vitet e ardhshme të personave që mbajnë dietë, kanë më shumë gjasa të arrijnë mbipeshë sesa ata që nuk mbajnë dietë.

 Në vitin 2012, hulumtuesit bënë studim mbi binjakët nga mosha 16-26. Binjaket që mbanë dietë kishin më shumë gjasa të shtonin peshë, sesa binjaket identik të tyre që nuk vepronin ashtu. 

Dietat janë stresuese. Ulja e kalorive prodhon hormone të stresit, i cili stimulon gjëndrrat e yndyrës të shtojnë peshë në pjesën e barkut. Ndërsa pesha në pjesën e barkut, është e lidhur me problemet shëndetësore të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kathleen Meehan, e çertifikuar për dieta në Huston të Amerikes, thotë se reduktimi ushqimit, ju bënë të lakmoni në ushqim edhe më shumë, kjo është dhe arsyeja pse njerëzit nuk mund të qëndrojnë në një dietë më shumë se 1 apo 2 muaj. Ndërsa në reduktim të ushqimit Kathleen thotë se ‘’ kur trupi gjendet në gjendje urie, metabolizmi ngadalësohet, dhe hormonet që rregullojnë apetitin dhe ngopjen ndryshojnë’’.

Për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme duhet të jemi të edukuar se si në të vërtet funksionon trupi ynë, çfarë është e mirë për të dhe të evitojmë çka nuk kontribuon në shëndetin dhe funksionimin e duhur të tij.

Humbja dhe shtimi i peshës për një periudhë të shkurtër nuk është e shëndetshme. Të humburit peshë fillon nga kuptimi, se humbja e peshës në mënyre të shëndetshme nuk arrihet për nje kohë të shkurtër. Dhe të kuptuarit se cilat janë shprehitë negative jo të shëndetshme që i bëjmë çdo ditë, që të mos i praktikojmë ato.

Përgatitja psiqike. Nëse me të vërtetë duam të humbim peshë, atëherë duhet të vendosim fillimisht me vetbesim të plotë se do marrim të gjitha masat e nevojshme për të arritur tek një peshë e duhur dhe e përshtatshme për llojin e trupit tuaj. 

Për t’u përgatitur psiqikisht, duhet fillimisht të kuptojmë së asgjë nuk është e lehtë. Çertifikimi për cilindo profesion të lehtë apo të komplikuar kërkon: punë, vite dhe dedikim. Rrallë herë suksesi vie brenda natës, por edhe nëse dikujt i ka ardhur brenda natës, ju sigurojmë që ata kanë punuar shumë kohë më parë pa sukses deri atë natë.

Shumë rrugëtime drejt suksesit në cilëndo fushë: art, sport, politikë apo edukim i ka të mirat dhe të vështirat e veta. Është shumë normale të lodhemi nga puna, problemet e ndryshme apo nga vet jeta, mirëpo gjithmonë duhet të dimë se, kur heqim dorë, dështimi është i sigurtë. Por kur nuk dorëzohemi kurrë, suksesi vie. Edhe nëse vie pas një jave apo pas 10 viteve. Të gjithë njerëzit që kanë arritur suksesin e dëshiruar, nuk e kanë pasur të lehtë, mirëpo kur i pyet nëse ja ka vlejtë i gjithë mundi, mërzia, lodhja, stresi, askush nuk thotë jo. Fundja nuk do t’ia dinim vlerën nëse do i arrinim gjërat e bukura lehtë apo jo! Si shumë synime të cekura më lartë edhe humbja e peshës apo fitmi i saj nuk është i lehtë. Përgatitja e duhur psiqike, është më së e nevojshme.

Pasi jemi përgatitur për të humbur pëshë psiqikisht, vazhdojmë me hapat e tjerë. 

Duhet ta reduktoni konsumimin e sheqerit!

Shoqata Amerikane e zemrës ka publikuar hulumtimin se: pijet freskuese janë fajtor të vdekjes së 180.000 personave çdo vit.  Ata rekomandojnë se kufizimi normal i marrjes së sheqerit në javë është 450 kalori nga pijet freskuese që i bie më pak se dy shishe të vogla të coca-cola’s.

Ndalimi i konsumimit të sheqerit është i vështirë për çdo individ. Studimet tregojnë se sheqeri bën që truri të kërkojë edhe më shumë sheqer, mirëpo, reduktimi i tij nuk është i pamundur. 

Lëngjet ‘’100% natyrale’’ të gjitha përmbajnë sheqer, psh.450ml 100% të mollës, përmban më shumë se 12 lugë të mesme sheqer (49 gram). Pemët e thata të gatshme kanë sheqer natyral dhe është e gjitha normale. Mirëpo, ca pemë të thata përmbajnë sheqer artificial pothuajse sa çokolata. Kompanitë e ushqimeve përdorin më shumë se 50 lloje të emrave të ndryshëm të sheqerit artificial, ndërsa ato janë:

High-fructose corn syrup

Maltose

Dextrose

Invert Sugar

Rice syrup

Molasses

Caramel

Për shkak që sheqeri ka aftësi të shkaktoj varësi, mijëra kompani prodhojnë ushqime të ëmbla të ndryshme, si pasojë e blerjes konstante të tyre nga personat e varur që nuk e kanë të lehtë ndalimin e përdorimit të tyre. Sa më shumë të vetëdijësohemi rreth ushqimit, aq më të lehtë do kemi ndryshimin e duhur tek vetja.

Ju nuk hani proteina sa duhet

Proteinat kanë rol kryesorë në humbjen e peshës. Konsumimi i proteinave nga 25%-30%, rritin metabolizmin nga 80 deri 100%. Proteinat ulin drastikisht urijën dhe dëshirën për të konsumuar sheqer apo qokolata gjatë ditës, kjo ngase proteinat rregullojnë hormonet e ngopjes si ghrelin-en e të tjera.

Ju konsumoni shumë kalori

E thjeshtë, por e vertetë. Një përqindje e madhe e njerëzve nuk mund të humbin peshë si pasojë e konsumimit të kalorive të tepruara. Nëse mendoni që kjo është njëra nga arsyet që ju personalisht nuk po humbni peshë, atëherë filloni të reduktoni ushqimin nga vakti tjetër. Këshillë – kur merrni pjatë më të vogël që hani se zakonisht, ajo nuk zë ushqim sikurse një pjatë e madhe. Si rezultat, syrit i duket pjata e mbushur, kështu ju evitoni të hani ushqime me më shume kalori.  

Ju nuk ushtroni me pesha

Faktorë i rëndësishëm në humbjen e peshës është ngritja e peshave(tegave). Ky lloj ushtrimi ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve. Ndërsa muskuli rikthehet në dhjamë si pasojë e mosaktivitetit apo pasivitetit.

Ju nuk bëni gjumë si duhet

Gjumi i shëndetshëm (8/9 orë), është faktorë i rëndësishëm për gjendjen fizike, mendore si dhe të peshës. Studimet tregojnë se gjumi i paktë është faktori më i madh i shëndoshjes apo shtimit të peshës. Fëmijët dhe të rriturit me gjumë të paktë, kanë 55% dhe 89% rrezik të shëndoshjes apo shtimit të peshës.

Ju nuk pini ujë sa duhet

Në një studim 12 javësh për humbje të peshës, personat që konsumuan gjysmë litër ujë 30 minuta para ushqimit, humbën 44% më shumë peshë sesa ata persona që nuk bënë të njejtin veprim. Konsumimi i ujit gjithashtu ka treguar se ndihmon djegien e kalorive për 24%-30% gjatë një periudhe prej një orë e gjysmë. Pra, për ata që nuk konsumojnë ujë sa duhet, filloni të konsumoni më shpesh, mbani mend trupi jonë përbëhet nga 60% ujë.

Ju konsumoni shumë alkool

Nëse e konsumoni alkoolin, mirëpo doni të humbni peshë, ndoshta është më mirë të ndërpreni atë. Alkooli ka 7 kalori për gram.Konsumimi i alkoolit rregullisht madje edhe në sasi më të vogël ndikon në shtim të peshës pa permendur efektet tjera negative.

Së fundi për personat që kanë hasur vështirësi në humbje të peshës për shumë kohë. Të mos e neglizhojnë një pasqyrë të analizave të gjakut, ngase disa çrregullime të shëndetit e bëjnë humbjen e peshës më të vështirë. Ato janë Hypotiroidia-(niveli i ulët i prodhimit të hormoneve nga gjëndrra tiroide, duke shkaktuar pune të ngadalshme të metabolizmit), niveli i lartë i hormoneve të Kortizolit (kortizoli është termi për hormonin e stresit) si dhe analizat e gjakut për vezoret policistike.

Së fundi nëse dyshoni për ç’rregullime hormonale duhet të konsultoheni me ndonjë gjinekolog apo endokrinolog sepse atëherë problemi i peshës bie në plan të dytë./eBukura/

Burimi:

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2235907/

https://www.healthline.com/nutrition/20-reasons-you-are-not-losing-weight#section21

Komentet

Të Ngjajshme