fbpx
Home Lëkura Rëndësia e mbrojtjes nga dielli

Rëndësia e mbrojtjes nga dielli

by Autorja

Të gjithë kemi nevojë për ekspozim në diell. Nga ekspozimi në diell marrim Vitaminën D, e cila ndihmon në absorbimin apo thithjen e kalciumit, i cila ndikon të kemi eshtëra më të forta në trup. Mirëpo, ekspozimi i tepërt në diell, ndikon në plakje të mëhershme të lëkurës, ndikon në formimin e kancerit në lëkurë apo edhe djeg’je të lëkurës.

Rrezet e diellit janë me UVA (rrezet ultraviolet A) dhe UVB (rrezet ultraviolet B), këto rreze janë të dëmshme për lëkurë. UVA -kontribojnë në plakjen e hershme, që absorbohen më thellë në lëkurë së rrezet UVB, ndërsa, rrezet UVB demtojnë elasticitetin e lëkurës dhe shfaqjen e njollave të zeza në lëkurë.

Një rast konkret, është burri në foto, i cili ishte postier, i cili  gjatë vozitjes pjesën më të madhe të rrugës e kishte pasur të ekspozuar fytyrën në diell njërën anë, dhe tjetrën jo, atij ju formua dermatoheliosis si pasojë e jo mbrojtjes nga rrezet e diellit. Po të kishte përdorur kremë mbrojtëse, rezultatet sigurisht do ishin pozitive.

Reth 100% të dermatologëve thonë se kremin mbrojtës, shumica e njerëzve nuk e aplikojnë në mënyrën e duhur. 

Përdorimi i duhur është: të aplikohet kremi me masë të trashë,  rreth një lugë të gjellës aplikojeni në fytyrë me mbrojte të nivelit 30, nëse nuk e vendosni me shtresë të trashë atëherë llogaritet sikur një krem mbrojtës i nivelit 10.

Fillimisht vendose kremën mbrojtëse, pastaj kremën hidratuese.

E përdorim çdo ditë në qoftë se kemi kontakt me diell, ndërsa kremi duhet të vendoset para se të dalim në diell, si dhe duhet të riaplikohet çdo 90 minuta.

Një expert i produkteve të diellit tha se: shumë krema mbrojtës pas pak kohësh bëhen të pa dobishëm kur ekspozohen në diell, për këtë arsye duhet të aplikohet shpesh pas ca orësh gjatë gjithë kohës.

Si faktorë mbrojtës të përshtatshme, janë edhe kapelat e gjera të cilat bëjnë hije në pjesën e fytyrës dhe kokës.

Nëse filloni të kujdeseni për lëkurën për ta mbrojtur atë nga faktorët e dëmshëm, ju sigurisht do përfundoni me një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme