fbpx
Home Lëkura 2 lloje të Maskave hidratuese në kushte shtëpiake për lëkurë të yndyrshme dhe lëkurë me akne

2 lloje të Maskave hidratuese në kushte shtëpiake për lëkurë të yndyrshme dhe lëkurë me akne

by eBukura

Janë shumë arsye të cilat ndikojnë në dëmtimin e lëkures së fytyrës. Duke nisur nga tërheqja apo gërryerja e tepërt me peshqir, nga uji i nxehtë i dushit, konsumimi i vogël i ujit  apo edhe nga mbrojtja e dobët ndaj rrezeve të diellit. Shpesh herë fytyra ka nevojë për një maskë hidratuese për rifreskim të lëkurës. Qofshin ato maska të gatshme të blera në dyqane të kozmetikës, apo maska natyrale të bëra nga produktet natyrale që i kemi në kuzhinë. Si do që të jetë më poshtë kemi përshkruar 2 lloje të maskave hidratuese për të gjitha llojet e fytyrave, në kushtë shtëpiake.

Maskë për fytyrë të yndyrshme

Për lëkurë të butë dhe mat. Përdorim banane me mjaltë për hidratim dhe butësi.

Përbërësit

Banane

Mjaltë

Lëng portokalli i shtrydhur 

Procedura: 

E shtypim bananën në një enë, vendosim 2 lugë të gjellës mjaltë organike dhe e përziejmë, pastaj, vendosim një lugë të çajit lëng portokalli të shtrydhur. Pasi të vendosim maskën, e lëmë për 20 minuta. Mbulojmë gjithë fytyrën, mirëpo, nuk duhet të neglizhojmë pjesën ku kemi më shumë yndyrë si: në hundë, në mjekërr, dhe mes vetullave. Pas shpërlarjes,  kuptojmë se sa shumë ka efekt qetësues dhe hidratues mjalta dhe bananja.

Mjaltë dhë tërshërë për maskë për akne  

Jo gjithmonë është zgjidhje të përdorim kemikate të forta për të trajtuar aknet. Por provoni mënyrën natyrale në vend të saj.  Mjalta përmban agjendë ushqyes që i ndihmon lëkurës të rikthej lagështinë  që i nevojitet ndërsa tërshëra ka vetitë anti-bakteriale që pastrojnë fytyrën.

Përbërësit:

Tërshërë e thatë

Mjaltë organike

Qumësht organik

Procedura:

Marrim 3 lugë gjelle të tërshërës në blender (shtypës për ushqim, zakonisht përdoret nga nënat për ta përgatitur ushqimin e bebes). I hedhim 1 lugë qumësht dhe e përziejmë deri sa të ngjeshet, më pas hedhim 1 lugë gjellë mjaltë. 

Kohëzgjatja – e mbajmë për 20 minuta, pastaj e pastrojmë fytyrën. Mund t’a përsërisni  1-2 herë në javë./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme