fbpx
Home Menyja Kryesore 2 maska hidratuese në kushte shtëpiake për lëkurë të thatë dhe të irrituar

2 maska hidratuese në kushte shtëpiake për lëkurë të thatë dhe të irrituar

by eBukura

Janë shumë arsye të cilat ndikojnë në dëmtimin e lëkures së fytyrës. Duke nisur nga tërheqja apo gërryerja e tepërt me peshqir, nga uji i nxehtë i dushit, konsumimi i vogël i ujit  apo edhe nga mbrojtja e dobët ndaj rrezeve të diellit. Shpesh herë fytyra ka nevojë për një maskë hidratuese për rifreskim të lëkurës. Qofshin ato maska të gatshme të blera në dyqane të kozmetikës, apo maska natyrale të bëra nga produktet natyrale që i kemi në kuzhinë. Si do që të jetë më poshtë kemi përshkruar 2 lloje të maskave hidratuese për lëkurë të thatë dhe të irrituar, në kushtë shtëpiake.

Maskë për lëkurë të thatë

Aloe vera, qetëson lëkurën e djegur nga dielli, hidraton dhe e ruan lëkurën nga plakja e parakohshme. Për shkak të vetive të saj qetësuese, ajo perdoret edhe për lekurë të thatë. Ndërsa si shtesë përdorim trangullin, që ndihmon në qetësim dhe si freskues me vetitë e tij. 

Përmbajtja

Gjel i Aloe verës

Trangull

Procedura

Coptojmë ½ të trangullit në rriska. Vendosim rriskat në blender, dhe i përziejmë deri sa të bëhet i lëngshëm. Vendosim 2 lugë të gjellës  gjel të aloe verës dhe i përziejmë deri sa të fitohet masa e duhur. E masazhojmë masën në fytyrë. E lëmë të qëndroj gjysmë ore,pastaj pastrojmë fytyrën me ujë të ftohtë. Lëkura duhet të ndjehet e freskuar dhe e ripërtrirë.

Parandalimi i lëkurës së thatë me Shea butter dhe vaj Kokosi

Kombinimi i shea butter dhe vajit të kokosit, hidraton, zbut lëkurën dhe e kthen elasticitetin e saj. Këtë lloj maske mund ta përdorim çdo javë.

Përbërësit

Shea butter

Vaj Kokosi

Aloe Vera (opsionale)

Procedura

E marrim 1 lugë të gjellës me shea butter në një enë për përzierje. Vendosim 1 lugë të gjellës vaj kokosi dhe i përziejmë deri sa të bashkohen dyat dhe të fitohet një masë homogjene. Vendosim një lugë të gjellës me gjel të Aloe verës (opsionale), përziejmë deri sa të përzihen të gjitha mirë së bashku .

Kohëzgjatja: Maska duhet të qëndroj në fytyrë për 15 minuta, më pas të pastrohet me ujë të ftoftë.

Zbusim lëkurën e irrituar me vitaminën E dhe Avokado

Vitamina E është një anti-inflamues i fuqishëm që riparon dhe ruan lëkurën. Ajo gjendet në zarzavate dhe perimet e gjelbërta. Mirëpo ne mund t’a vendosim edhe direkt në lëkurë për ta përmisuar irritimin e lëkurës. Ndërkaq me vetitë hidratuese të Avokados, lëkura e irrituar dhe e thatë qetësohet, njëkohësisht edhe hidratohet.

Përbërësit:

Vaj i vitaminës E

Avokado

Procedura: 

E ndajmë avokadon në dy pjesë të barabarta, njërën gjysmë heqim lëkurën dhe marrim përmbajtjen, e shtypim në një enë, pastaj hedhim 1 lugë gjelle të vitaminës E, dhe i perziejmë mirë. Për të qetësuar lëkurën e ndishme, e vendosim maskën për 20 minuta, pastaj e pastrojmë me ujë të vokët. Rezultati do vërehet menjëherë. Kjo maskë mund të përdoret 1 apo 2 herë në javë./eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme