fbpx
Home Lëkura 10 Produkte kozmetike të cilat grimerët e artistëve botërorë nuk mund t’i rezistojnë

10 Produkte kozmetike të cilat grimerët e artistëve botërorë nuk mund t’i rezistojnë

by eBukura

Grimerët e artistëve botërorë përdorin produktet më efikase të cilët kanë qëndrueshmëri dhe kualitet të lartë. Ata sigurohen që puna tyre të mos i zhgënjejë klientët e tyre me famë botërore. Më poshtë kemi renditur produktet e preferuara pa të cilat ata nuk fillojnë grimimin.

Për bazë perfekte : Black Opal Skin Perfecting Stick Foundation SPF 15,8$

Sipas Sam Fine i cili ka një listë impresionuese të klientave të tij si : Iman Queen, Mary J Blige, apo Tyra Banks , ai thotë se The Black Opal Skin Perfecting Stick Foundation me faktor mbrojtës 15, i cili ka vlerën prej 10$, është i mrekullueshëm! ” Çdo grim fillon me një fondatinë (sherk) të mrekullueshëm. Unë jam një fans i madh i fondatinave kremoze dhe përdori shumëllojshmëri të brendeve nga Black Opal e deri tek Tom Ford. Fundatinat kremoze japin mundësinë e krijimit të një bazë perfekte nga definimi i konturave e deri tek highlight-er në fytyrë me lehtësi” ka cekur ai për Huda Beauty.

Për korrektorë: COVERGIRL TruBlend Undercover Concealer,12$

Ash K Holm, e cila punon me femrat me famë botërore – me Kardashianët, thotë se i pëlqen produktet kozmetike të marketit ( drugstore) sikurse edhe shumë individë tjerë. Së veçanti COVERGIRL TruBlend Undercover Concealer e cila ka çmim prej 12$. Ash thotë se ”Ky korrektorë poshtë syve ka nje mbulim shumë të mirë me një çmim të përballueshëm. Është kremoz, hidratues, mbulues dhe kjo linjë ka 30 lloje të ngjyrave për të gjitha llojet e lëkurave” kishte cekur ajo.

Për qerpikë të gjatë:  Chanel Le Volume Révolution de Chanel Mascara,35$

Grimerja e aktorës së njohur Margot Robbie, Pati Dubroff, tregon se nuk mund të jetoj pa maskarën nga Chanel Le Volume Révolution de Chanel Mascara me çmim prej, 35$, ngase ” formon qerpikë mahnitës dhe nuk i ngjet ato” kjo pra është arsyeja pse ajo thotë se është ” numri 1 nga maskarat” tregon ajo.

Për një ten të njëtrajtshëm dhe afatgjatë : Nanoblur Instant Skin Blurring Cream, 20$

Grimerja kryesore e stafit të TV-Show “Euphoria” Doniella Davy e cila filloi trendin e llajnerëve me ngjyra të neonit, “lotët me shkelqim, apo trendin tjetër të “kapakëve të syve me gur vezullues“. Thotë se një grim i mirë fillon me një bazë të mirë, ndërkaq ajo përdorë Nanoblur Instant Skin Blurring Cream e cila ka çmim prej 20$. Ajo thotë se ” është një krem kundër shkëlqimit që e aplikoj me shpuzë të grimit, mbi fondatinë në vend të pudrës. E aplikoj në masa të vogla, në zonën T ku dua të jetë më shumë mat. Ajo njëashtu thotë se” Mundohem të evitoj përdorimin e pudrës gjatë gjirimeve, pasi që gjatë periudhave të gjata gjatë gjirimeve 14 orëshe, lëkura ka prirje të bëhet shumë e thatë. I pëlqej më shumë fondatinat kremoze dhe mbështetem tek formula e produktit “Nanoblur” e cila mundëson paraqitje të pranueshme para kamerës duke larguar shkelqimin e tepërt” thotë ajo.

Për një vijë të mprehtë  Fenty Beauty Flyliner Longwear Liquid Liner,20 $

Stafi i Huda beauty kishte intervistuar grimeren e Selena Gomez dhe Emily Ratakowski Hung Vanngo, i cili tha se llajneri i tij i preferuar është Fenty Beauty Flyliner Longwear Liquid Liner i cili kushton 20$, ai thotë se: Maja e tij elastike bën shumë të lehtë përdorimin e tij i cili njëkohësishtë ka një ngjyrë të theksuar të zezë” thotë ai.

Për një përfundim të theksuar Tom Ford Shade and Illuminate, $88

Grimeri artistave dhe supermodeleve Patrick Ta i cili është i njohur për grim perfekt të njëtrajtshëm me ten ndriques, thotë se ai mbështetet tek Tom Ford Shade and Illuminate i cili kushton 88$, ai e përdor atë për të definuar strukturat e fytyrës, për një grim më të theksuar, ai thotë : kjo ngjyrë me highlight dhe kontur, vjen në 4 lloje, të cilat nuk janë të trasha në teksturë dhe nuk janë me ngjyrë portokalli ” thotë ai.

Hije për sy : Huda Beauty Matte and Metal Melted Eyeshadows,25$

Kur u pyet grimeri i artistës Jenifer lopez, Scott Barnes në produktet e preferuar të tij, ai tregoi se nuk mund të jetoj pa produktin e cekur më lartë nga Huda Beauty. ” Është i përshtatshëm nëse jeni në nguti kur na nevojitet një hije e syve e kualitetit të lartë.” kishte sygjeruar ai.

Për fondatinë të përsosur: Hourglass Cosmetics Veil Mineral Primer,54$

Sipas grimerit Marc Reagan i cili punon me fytyrat e bukura si Rosie Huntington-Whitely, ” çelësi për të evituar lëshimin e grimit, është të përdorim një bazë (primer) i cili i përgjigjet llojit të lëkurës tuaj” ai thotë. ” Më i shituri “The hourglass Veil Mineral Primer” i cili ka çmim prej 54$, është i lehtë dhe i depërtueshëm i cili mundësonë lëkurës të marrë frymë, njëkohësishtë ai bashkon grimin me lëkurën ai asnjë tjetër. Jo vetëm që zbutë sipërfaqen e lëkurës duke ndihmuar fondatinës të shtrihet me lehtësi, por ai njëkohësisht i reziston ujit, kështu grimi qëndron gjithë ditën gjatë temperaturave me shi apo me diell” kishte cekur ai.

Për qëndrim të gjatë të buzëkuqit: NYX Suede Matte Lipstick,8$

Clarissa Luna ndihmon artistet si Camila Cabello, Jackie Cruz dhe Lana Condor të duken bukur. Ajo thotë se nëse do varesha nga një formulë : për mua është  NYX Suede Matte Lipstick, $8, sepse kjo formulë jep efektin “Mat” mirpo buzët qëndrojnë të hidratuara dhe nuk duhet ta ri vendosni shpesh, pasiqë ka pigment të mrekullueshëm dhe efekt të qëndrueshëm” sqaron ai.

Për laps të syve: Pixi By Petra Endless Silky Eye Pen, $12

Dhe krejt në fund, Grimerja Jamie Greenberg e cila ka klientët e saja si Jessica Alba, Kristen Stwart, Kaley Cuoco dhe Rashida Jones, thotë “Saher që më duhet një laps për sy, ajo vazhdimisht merr Pixi by Pettra Endless Silky Eye Pen, i cili kushton 12$ . Ka një formulë të mrekullueshme, vendoset lehtë dhe qëndron gjatë, gjithashtu na pëlqen sepse nuk lëshon grimca të vogla,është rezistent ndaj ujit dhe vie në 20 ngjyra”! tregon ajo. /eBukura/

Komentet

Të Ngjajshme